Ka përfunduar mbledhja e grupit të Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka ka folur për mediat pas mbledhjes ku tha se sot do të jenë dy beteja: një brenda Parlamentit dhe një jashtë tij.
Noka tha se sot do të protestohet për Parlamentin, parlamentarizmin dhe Shqipërinë.
“Përjashtimi i vazhdueshëm i deputetëve dhe kryesisht përjashtimi i 19 deputetëve në seancën e fundit tregon qasjen armiqësore. Për këtë ne kemi vendosur të thërrasim sot pasdite një protestë për Parlamentin, parlamentarizmin, për Shqipërinë. Sot në protestë do të jenë demokratët do të jenë të gjithë deputetët. Meqë momentalisht nuk quhemi të përjashtuar sot ne do të jemi me një betejë në Parlament me një jashtë”, tha Noka.