Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi e ka krahasuar qytetin që ai drejton me Shtetet e Bashkuara.
Në një intervistë televizive, ai është shprehur se Fieri është si një “Amerikë e vogël”.
Sipas Subashit ky qytet ka patur realisht shumë zhvillim dhe kush është i zoti, ashtu si në Amerikë i jepet mundësia për të përparuar e për t’u zhvilluar.
Madje siç tha ai Fieri mund të plotësojë edhe ëndrrat e të rinjve.
“Fieri realisht është që qyteti i ëndrrave, sepse po të shikosh zhvillimin që ka pësuar Fieri, jo vetëm këto vitet e tranzicionit, por edhe në sistemin tjetër dhe po të shikosh zhvillimin e madh që ka pasur realisht Fieri, në këtë sens mund të jetë një Amerikë e vogël. Nëse ne themi që në Amerikë kush është i zoti i jepet mundësia të eci, të përparojë, etj, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Fier. Përbërja e popullsisë në Fier është nga e gjitha Shqipëria dhe fakti që jo vetëm janë integruar, por edhe kanë përparuar, janë zhvilluar në të gjitha drejtimet, pra kush vjen në Fier dhe e mbështet suksesin e vet te aftësitë dhe puna e talenti i vet, Fieri mund ti plotësojë ëndrrat që mund të ketë”, tha Subashi.
Ndërkohë sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2023, qarku i Fierit ishte një ndër qarqet që ka pësuar shpopullim më të lartë se mesatarja kombëtare,