Gazetari: SHBA nuk do të ketë më partner korruptuesin e numrit 2 të FBI-së

0
371

Gazetari Basir Çollaku ka folur për aksionin e opozitës dhe rezistenca që po tremb Edi Ramën.

Çollaku i ftuar në Task Force n me Sonila Meçon,  u ndal te protesta e djeshme e opozitës duke theksuar se deputetët dhe votuesit e tyre u takuan për të rimarrë mbështetjen se ata po i përfaqësojnë demokratët.

Çollaku: Nga protesta e djeshme pamë që deputetët dhe votuesit e tyre u takuan për të rimarrë mbështetjen se ata po i përfaqësojnë demokratët. Kjo protestë nuk ka nisur dje por muaj më parë në parlament ku deputetët janë bashkuar në rezistencën e tyre në sallën e kuvendit, për të reaguar për të gjitha kërkesat e tyre që nga hetimet e komisioneve hetimore dhe të gjitha denoncimet thelbësore për plaçkitjen e këtij vendi. Nga e djeshme filloi besueshmëria mes elektoratit dhe deputetëve që ka qënë me një temperaturë jo si e djeshme dhe ka ardhur tashmë momenti që duhet të drejtohemi te rreziku kryesor që është qeverisja.

ShBA shpesh herë nuk kanë qënë mbështetës të Ramës por kanë parë një mungesë zëvendësuesi, ata duan një opozitë që ta heqë qafe Ramën qoftë edhe nesër apo pasnesër. Jam tërësisht i bindur se aleati ynë kryesor nuk do të ketë më partner korruptuesin e numrit 2 të FBI-së.

Çdo sevdalli që mund të ketë mbetur nëpër qoshe diplomatike e ka marrë vesh se ky është në rrugë për të ikur dhe nuk është më për të qënë në aleat një partner, kur dihet që puna vepra dhe ajo çfarë ai ka bërë në marrëdhënie me këtë partner dhe ne dimë një pjesë të kësaj gjëje, ka të tjera që do të ofrohen në fillimet elektorale në ShBA ku dhe kongresi po heton, ku dhe gjyqi është në 26 shkurt ku agjenti ka pranuar akuzat në drejtim të tij për Edi Ramën dhe ekipin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here