“Kështu ma dha truri”/Zbulohet identiteti i 34-vjeçarit që dhunoi dhe izoloi gruan në banesë

Asqeri Mandri, 34-vjeç, ka dhunuar gruan dhe e ka mbyllur në banesë duke e monitoruar me kamera.

Ai kishte 6 muaj që ishte kthyer nga Gjermania dhe vetëm pas kthimit kishte nisur të monitoronte me kamera të gjitha ambientet e shtëpisë. Në çdo dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.

Mandri vijon të jetë i papunë që pas kthimit nga Gjermania, ndërsa fillimisht ka tentuar të pengojë për të punuar edhe bashkëshorten, e cila për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë.

Në deklarimet e tij, lidhur me rastin Mandri është shprehur se “kështu ma dha truri”.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *