“Pengoi opozitën të hyjë në sallë”, Bardhi: Do të kallëzojmë penalisht Lindita Nikollën

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi se do të kallëzojë penalisht kryeparlamentaren Lindita Nikolla, për shpërdorim detyre, pasi pengoi deputetët e opozitës të marrin pjesë në seancën plenare të së enjtes.

Nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha për mediat se Nikolla e nisi seancën me gjysmën e sallës bosh, ndërsa shtoi se është e drejtuar e garantuar të protestosh si brenda dhe jashtë parlamentit.

“E drejta për të protestuar garantohet qoftë brenda sallës së Kuvendit, nuk mund të përjashtosh deputetët se mbajnë pankartë në duar. Përveç deputetëve të përjashtuar, dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës të marrin pjesë në seancë, nga nënkryetari i Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit, edhe pse u telefonua, nisi seancën me gjysmën e sallës bosh pa deputetët e opozitës. Do të bëj kallëzim penal për shpërdorim detyre duke penguar deputetët e opozitës të futen në sallë”, tha Bardhi.

Share it :