Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka deklaroi se Rama e ka shndërruar vendin nga republikë parlamentare në republikë të Gardës.
Teksa punonjësit e Gardës, nuk i lejuan fillimisht të hyjnë në sallën ku do të mblidhej komisioni i Reformës Zgjedhore, Noka tha se penguan edhe mediat e gazetarët duke treguar se janë armik i lirisë.
“Shiheni Live çfarë bën banda e pushtetit! Jo vetëm deputetët…A kishte ndodhur ndonjëherë në ndonjë vend demokratik që i gjithë grupi parlamentar i opozitës të lihej jashtë parlamentit me qëllim që të kënaqeshin, “të masturboheshin” brenda këta si në një parlament monist pa opozitën?! E bëri dje atë që nuk ishte bërë kurrë, Edi Rama, nëpërmjet asaj kukullës Barbie që e telekomandon.
Shikojeni sot, as deputetët nuk lejojnë, as gazetarët, se duan ta bëjnë gjithçka në errësirë! Armik i mediave dhe i lirisë së mediave, armik i lirisë nejrëzore është ky. Shikoni gardistët, e ka shndërruar nga republikë parlamentare në republikë të gardës!”, tha Noka.