Përsëritet sërish i njëjti rast/ 34-vjeçari dhunonte dhe mbante të izoluar gruan në dhomën të monitoruar me kamera

0
113

Përsëritet një tjetër rast në Tiranë, ku bashjkëshorti dhunon dhe mbyll gruan e tij, duke e monitoruar me kamera.

Policia thotë se ka arrestuar 34-vjeçarin Asqeri Mandri, i cili dhunonte të shoqen dhe e mbante të mbyllur duke e mbikëqyrur me kamera.

Asqeri Mandri dyshohet se vuante nga shëndeti mendor. Burimet thonë se prej pak kohësh ishte kthyer nga Gjermania. Pas kthimit, ai kishte shfaqur shenja dhune ku nisi të rrihte bashkëshorten e tij, e izoloi dhe e monitoronte me kamera

NJOFTIMI ZYRTAR

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje.

Mbylli në banesë, bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here