Një marrëveshjeve e vendosur mes dy qeverisve asaj të Kosovës dhe Shqipërisë për lehtësim në pikën e kalimit kufitar gjatë fundjavave i ka shërbyer grupit trafikanteve për të kaluar sasi të mëdha tritoli mes dy shteteve.
Pasi kalonin pa problem lënda shpëthyese shitej në Tiranë për 200 euro një kallëp.
Hetimi 4 mujor i policisë së shtetit ka zbuluar futjen e sasisë së lëndës plasese prej 203 kallepësh më peshe 46 kg nga Kosova drejt Shqipërisë.
Kalimi bëhej në fundjavë kjo për të shmanguar kontrillin në pikën e kalimit kufitar.
Duke përfituar nga marveshja mes dy shteteve për të mos pasur kontrolle policore ditën e shtune dhe të dielë.
Trafikantet pasi i paketonin në kuti amitash i fusnin në valixhe dhe më pas merrnin autobusin e linjës Kosovë-Shqipëri.
Nga verifkimet e berë në kufi ka rezultuar se me linjën e autbusit e përdonin Rigon Maliqi dhe një vajze të shpallur në kërkim. Ndërsa grupi tjeter i shikonin veprimet në distancë me automjet privat.
Sipas policisë këto lëvizje kanë ndodhur më shumë se 4 herë ku dyshohet se grupi ka sjell në vendin tonë sasi të konsiderushem tritoli.
Pas kalonin kufirin lëndën paleses e kishin vendour në një banesë ne Tiranë ku nga aty ata kryenin edhe pazaret për personat që ishin të intereuar për ta blerë.
Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se një kallep tritoli shitej në treg me vlerën e 200 euro. Ky grup bëntë vetëm shtijen e lendës plasese dhe me vendosjen e saj në subjekte të ndryshme.
Burimet shtojne se sasi e lendës plasese e vendosur në zyrën e noterisë së Esmeralda Dautit ishte shitur nga ky ky grup 3 perosnave në fjalë që tashmë ndodhen nën pranga.