Surprizë në Kupën e Azisë. Jordania është kualifikuar për në finale, pasi mundi 2-0 Korenë e Jugut. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve. Koreanët fituan penallti në të 45-tën, por arbitri ndryshoi vendimin pas rishikimit me VAR.
Jordanezët e nisën mirë pjesën e dytë dhe zhbllokuan llogaritë me Al-Naimat. Goli i sigurisë erdhi nga Al-Tamari, pak më vonë. Zhgënjim i madh për skuadrën e Jurgen Klinsmann, që ishte favorite absolute për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit.
Në krahun tjetër, festë te Jordania, kombëtarja shkon për herë të parë në finalen e Kupës së Azisë. Kujtojmë që çifti tjetër gjysmëfinalist është Iran-Katar.