(VIDEO) Gardisti nxorri me dhunë gazetarin nga salla/ Reagon Berisha: Dënoj me ashpërsinë me të madhe këtë sjellje brutale !

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi ndaj dhunës që ushtruan sot gardistët ndaj gazetarit të Euroneës, Ardit Hoxha.

Ai nuk u lejua të futej në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke u penguar dhe dhunuar në mënyrë skandaloze.

“Sjellje brutale e gardistit ndaj gazetarit Ardit Hoxha në detyrë. Dënoj me ashpërsinë me të madhe këtë sjellje të dhunshme ndaj gazetarit Ardit Hoxha,” shkruan Berisha.

 

Share it :