Xhaferri: Garda që ruan të zgjedhurit e krimit dhunon brutalisht gazetarin!

0
152

Nga Besart Xhaferri

E dënoj me ashpërsinë më të madhe sjelljen  dhe dhunën e punonjësit të Gardës ndaj gazetarit të Euronews Albania, Ardit Hoxha, në Kryesinë e Kuvendit.

Rasti i dhunës nga gardisti ndaj gazetarit Hoxha që po bënte detyrën është i përsëritur, ndaj kërkoj urgjent masë ndëshkimore për gardistin që ushtroi dhunë ndaj tij.

Punonjësit e Gardës prej muajsh keqpërdoren  si kamikazë kundër deputetëve të opozitës e tashmë po me urdhëra politikë po i kundërvihen edhe gazetarëve.

Shkak i kësaj dhune edhe ndaj medias është projekti i Bunkerizimit të institucioneve që janë kthyer si shpella të mafias.

Ata nuk duan as opozitën reale në këto institucione as gazetarët pasi vendimet që duan të marrin janë në shërbim të Autokracisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here