Digjet një makinë në Vlorë, ja çfarë dyshohet

Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë. Dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’15 Tetori’ në orët e para të mëngjesit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Raportohet se makina është shkrumbuar totalisht nga flakët.

“Sot, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet “Volkswagen”, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *