Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet në arrest shtëpi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në seancën që nisi në orën 09:00 e që zgjati pak minuta, gjyqtarja Ilirjana Olldashi shpalli vendimin, ndërkohë që vetë Berisha nuk ishte i pranishëm.
Ndërkohë, një kërkesë e dytë e Berishës do ta detyrojë gjykatën të zbresë në seancë në datën një shkurt, ku do të vlerësohet nëse është apo jo i drejtë konkluzioni i SPAK, për të mos e lejuar ish kryeministrin që të shkojë në parlament.