PS kërkon sërish përjashtimin e deputëtëve demokratë

0
110

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 4 deputetëve demokratë. Bëhet fjalë për Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Asllan Dogjanin.

Kërkesa për përjashtim vjen dy ditë pas seancës plenare ku deputetët e opozitës fillimisht u penguan të hyjnë në Kuvend nga Garda. Demokratët arritën të hyjnë pas disa minutash debate.

Seanca nuk vijoi normalisht. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla vazhdoi “traditën” e miratimit të rendit të ditës pa dëgjuar opozitën.

Deri tani nuk ka asnjë masë as për sjelljen e dhunshme të Gardës ndaj gazetarëve të cilën nuk i lejonin të hynin në ambientet e Kuvendit për të raportuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here