Tentoi të kalonte përmes autostradës, makina përplas rëndë këmbësorin në aksin Durrës-Tiranë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

I.H., 70 vjeç, duke tentuar të kalojë përmes autostradës, është përplasur nga mjeti që drejtohej nga shtetasi G. Xh., 21 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *