Gjykata Supreme seancë për emrin e tij ose jo në fletën e votimit, Trump: Lajmi i mirë është që udhëheqim në çdo sondazh

Gjykata Supreme në SHBA dëgjoi argumentet përmbyllës në çështjen ligjore ku do të vendoset nëse ish-presidenti Donald Trump duhet të jetë apo jo në fletën e votimit në zgjedhjet e nëntorit.

Çështja në fjalë u nxit pasi Gjykata Supreme e shtetit të Kolorados vendosi të përjashtojë Trump nga fleta e votimit.

Megjithatë, gjykatësit e Gjykatës Supreme të SHBA ishin thellësisht skeptikë ndaj vendimit të kësaj gjykate, raporton BBC.

Ata bënë pyetje të forta për juristët e Kolorados, ndërsa vendimi pritet të jepet brenda pak ditësh.

Avokatët e Trump thanë se ajo që ndodhi në Kapitol më 6 janar nuk ishte një kryengritje, por një trazirë.

Analistët parashikojnë se vendimi i Gjykatës Supreme mund të jetë në favor të Trump.

Ky i fundit reagoi pas seancës, duke thënë se është për të ardhur keq që kandidatura e tij po sfidohej në Kolorado.

“E konsideroj më shumë një ndërhyrje në zgjedhje nga demokratët. Kjo është ajo që po bëjnë ata. Por lajmi i mirë është se ne po kryesojmë pothuajse në çdo sondazh”, tha Trump.

Ai e quajti seancën në Gjykatën Supreme një proces të bukur dhe tha se ‘shpresoj që demokracia në këtë vend të vazhdojë’.

“Janë miliona njerëz që duan të votojnë në këtë vend dhe ata duan të votojnë për mua ose Partinë Republikane. Unë jam ai që do kandidoj dhe ne po udhëheqim në çdo sondazh. Mbështetja ndaj meje është një nder i madh”, tha Trump.

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *