Grevë urie dhe…Dash Sula paralajmëron përshkallëzim të aksionit opozitar

0
118

Deputeti demokrat Dashnor Sula, pas përfundimit të seancës plenare, shprehet se qëllimi i Ramës është që opozita të marrë rrogën e të mbyllë gojën dhe “nëse doni të lëpiheni për ndonjë tender hajdeni”.

Deputeti demokrat deklaron se do vijojnë me aksionin opozitar dhe paralajmëron grevë urie.

“E kanë cuar parlamentin në këtë derexhe. Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë se cna jep Kushtetuta, të drejtat tona. Nuk na konsiderojnë fare si opozitë. Na thonin merrnin rrogën mbyllni gojën dhe ikni në shtëpi. Nëse doni të lëpiheni për ndonjë tender hajdeni.

Tani ka një opozitë të vërtetë, më mirë rebelë.

Do të bjerë numri i lejeve të ndërtimit sepse paratë e paligjshme do të pastrohen përmes lojërave të fatit. Ne do vijonmë aksionin opozitar, unë jam mësuar me grevë urie. Ja vlen të bëjmë grevë urie për demokracinë. Edhe sikur të vdes ja vlen për shqiptarët.“- deklaroi Sula.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here