Shqipëria u njoh sot me kundërshtarët në Nations League. Në Ligën B, në grupin B1, kuqezinjtë do të kenë përballë Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Në këto kushte, ekipi i Sylvinhos “peshkon” sërish çekët, ashtu si në kualifikueset e Euro 2024.
Një rival i fortë për Kombëtaren tonë natyrisht është edhe Ukraina, Përfaqësuese e cila ka njohur rritje së fundmi. Ndoshta jo rival i rrezikshëm, por ndeshje me të vërtetë interesante do të jenë ato ndaj Gjeorgjisë, ku luan ylli i Napoli, Kvara. Për t’u përmendur është edhe shmangia e Anglisë.
Shqipëria synon të fitojë Ligën B, me sfidat që do të mbahen sipas sistemit vajtje-ardhje. Dy ndeshjet e para janë të programuara për në shtator 2024, dy ndeshje për në tetor 2024 dhe dy ndeshje për në nëntor 2024.
Kalendari:
Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024
Ndeshja 2 – 8-10 Shtator 2024
Ndeshja 3 – 10-12 Tetor 2024
Ndeshja 4 – 13-15 Tetor 2024
Ndeshja 5 – 14-16 Nëntor 2024
Ndeshja 6 – 17-19 Nëntor 2024
LIGA A
Grupi A1: Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci
Grupi A2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael
Grupi A3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë
Grupi A4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi
Liga B
Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
Grupi B2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi
Grupi B3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan
Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi
Liga C
Grupi C1: Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia, Estonia.
Grupi C2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituani/Gjibraltar.
Grupi C3: Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda e Veriut,
Grupi C4: Armenia, Ishujt Faroe
Liga D
Vazo 1: Lituani/Gjibraltar*, Moldavi
Vazo 2: Maltë, Andorra, San Marino, Lihtenshtajni
Grupi 1: Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenjshtejn
Grupi 2: Moldavi, Malta, Andorra