Sterilizimi, Ilir Rrapajt i sekuestrohet pasuria

Gjykata e Posaçme vë në sekuestro pasuritë e biznesmenit Ilir Rrapaj, person në hetim në çështjen e “sterilizimit”.

Me kërkesë të SPAK, Rrapajt i janë sekuestruar 40 % të aksioneve në shoqërinë “Sani Service”, 100 % te kuotave në shoqërinë “Globalsher”, 2 llogari bankare të “Globalshër” në vlerat 285 mijë euro dhe 113 mijë lekë, 13 automjete dhe një apartament në Vlorë.

Rrapaj zotëron pjesën dominuese të shoqërisë “SaniService”, që ka fituar koncesionin 10-vjeçar të sterilizimit. Për SPAK ai akuzohet për “mashtrim me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

Përveç Rrapajt në qeli për sterilizimin është ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj. Gjashtë të akuzuarit e tjerë të dosjes, mes të cilave edhe rektori i Mjekësisë, Arben Gjata, dhe ish-ministri Ilir Beqaj po hetohen në masa më të buta sigurie.

Share it :