Tedi Blushi: Tërhiqni ligjin për pastruesit ‘strategjikë’ të parave

0
217

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi iu drejtua mazhorancës që të tërheqë ligjin për pastruesit “strategjikë” të parave dhe të miratojë uljen në 5% të TVSH për ushqimet për qytetarët në nevojë.

“Partia e Lirisë denoncon me forcë nismën e Qeverisë për të shtyrë për herë të tretën ligjin për të ashtëquajturit investitorët strategjikë.

Qëllimi për ta kthyer këtë ligj nga të përkohshëm, në të përhershëm, është tentativë e pastër për të ligjëruar klientelizmin, korrupsionin dhe rrëmbimin e pronave publike dhe private për llogari të një grup të caktuar oligarkësh, bashkëpronarë me Qeverinë në këtë aferë.

Ky ligj klientelist, korruptiv dhe antipronë që nuk ka bërë gjë tjetër pëveç rrëmbimit të tokave publike pa para ose me vlera qesharake 1 euro, përfshi edhe ato private, për t’ua falur klientëve të Edi Ramës me histori suksesi në monopole dhe në krimin e organizuar.

Më i rëndë është fakti që për këta investitorë miliarderë dhe “strategjikë” që ndërtojnë pallate, kulla dhe resorte dhe ju falet prona publike me çmim 1 euro, detyrimi tatimor i tyre është 6%.

 

Ndërkohë që bizneset e ndershme paguajnë tatim 15% dhe profesionet e lira do të paguajnë deri në 23%. Dhe po kështu paguhet 20% TVSH për ushqimet e shportës dhe 60% nga xhepi për shëndetin.

 

Ndaj Partia e Lirisë bën thirrje për tërheqjen sa më parë nga axhenda parlamentare të vendimit për të shtyrë për herë të tretë ligjin për investitorët strategjikë dhe në vend të kësaj nisme të miratohet në Parlament propozimi i Partisë së Lirisë, i rrëzuar në të kaluarën arbitrarisht me forcën e kartonave të “Rilindjes”, për ta ulur në 5% TVSH e shportës.

Kjo inciativë ligjore, që ne kemi propozuar edhe më herët do t’i jepte frymëmarrje familjeve të thjeshta, do të gjallëronte ekonominë e tyre dhe do të zbuste shumë koston e lartë të jetesës.

 

Nëse Qeveria ka qëllim të thellojë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve duke favorizuar miliarderët dhe pastruesit “strategjikë” të parave të pista, fokusi ynë janë vetëm qytetarët e thjeshtë që vuajnë sot më shumë se kurrë kostot e larta të jetesës”, deklaroi tedi Blushi.

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here