Dhuna e gardistëve ndaj gazetarit në Kuvend/ Reagojnë organizatat ndërkombëtare

Organizatat ndërkombëtare kanë reaguar ndaj dhunës së ushtruar nga Garda e Republikës ndaj gazetarit Ardit Hoxha në ambientet e Kuvendit.

Rasti i tij është listuar në rastet e dhunës ndaj medias nga organizata ‘Harta e Lirisë së Medias’, e cla ka publikuar edhe videon e sulmit.Më 6 janar 2024, gazetarit të EuroNews Albania, Ardit Hoxha, iu refuzua hyrja në sallën e mbledhjeve të Kuvendit. Përpara seancave plenare, gazetarët që raportojnë drejtpërdrejt duhet të jenë të pranishëm 20 minuta para fillimit të seancave dhe lejohen të hyjnë nga rojet.Megjithatë, në pamjet video shihet se gazetari është shtyrë nga Garda e Republikës, teksa po tentonte të hynte në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, kur ishte në detyrë për të mbuluar një seancë plenare,” thuhet në reagim.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *