Edi Paloka lë gjithçka hapur për protestën e 20 shkurtit: Popullin një herë e drejton, një herë të drejton

Protesta e 20 shkurtit është akti i parë joformal i bashkimit në PD. Për herë të parë që kur u ndanë në kampe të ndryshme pas vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, deputetët e përfaqësuar nga Gazment Bardhi kanë rënë dakord të punojnë së bashku për organizimin e protestës me deputetët që mbështesin zotin Berisha.

 

Këtë e konfirmol në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka. Të hënën është thirrur një mbledhje e Këshillit Kombëtar për protestën dhe ky është rasti që për herë të parë grupi parlamentar, i përfaqësuar nga zoti Bardhi, të marrë pjesë në mbledhje në selinë e PD.

“Besoj se ditën e mbledhjes do të ketë diçka edhe lidhur me bashkimin e PD. Në qendër do të jetë 20 shkurti, por ftoj edhe deputetët e tjerë që do të jenë pjesë e përgatitjes së 20 shkurtit, dhe këtu kemi rënë dakord, që të marrin pjesë.”- tha zoti Paloka për RTSH.

Por çfarë do të ndodhë në 20 shkurt, përveç demonstrimit të revoltës me prani qytetare? Edi Paloka u rezervua të japë një përgjigje të qartë, siç ndodh gjithmonë në të tilla raste, por ai citoi kryetarin Berisha për të krijuar një ide se 20 shkurti, ndoshta nuk do të jetë xhiroja e radhës në bulvard. “E ka thënë Berisha, “popullin një herë e drejton, një herë të drejton”.

Në 32 vite, kam marrë pjesë në shumë protesta dhe kam përfunduar në burg, kur i drejtoja protestat. Dhe nga eksperienca mund t’ju them qëështë e vërtetë kjo që thotë Berisha. Çdo gjë mund të ndodhë.”- tha Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH. Më poshtë një pjesë nga intervista.

Elona Meço: Cili është qëllimi i protestës së 20 shkurtit? Çfarë duhet të presim?

 

Edi Paloka: Gjithë pakënaqësia, revolta që qytetarëte shprehin përditë në shtëpi, me familjen, me miqtë, në rrjetet sociale dhe kudo tjetër dhe nuk shpërthen siç duhet të shpërthente, shpresoj që të paktën në 20 Shkurt, me praninë e tyre ta shprehin revoltën, duke qenë të paktën të pranishëm në protestë.

 

Elona Meço: Pastaj çfarë ndodh? Ikin në shtëpi?

 

Edi Paloka: E ka thënë Berisha, “popullin një herë e drejton, një herë të drejton”.

 

Elona Meço: Ky është rasti që ju drejton populli ju?

 

Edi Paloka: Ajo nuk dihet.

 

Elona Meço: Nga eksperienca ime në PD, asgjë nuk ishte e papritur në protesta, gjithçka dihej.

 

Edi Paloka: Në 32 vite, kam marrë pjesë në shumë protesta dhe kam përfunduar në burg, kur i drejtoja protestat. Dhe nga eksperienca mund t’ju them qëështë e vërtetë kjo që thotë Berisha. Çdo gjë mund të ndodhë.

 

Elona Meço: Por kur e do kreu i partisë, lidershipi i partisë.

 

Edi Paloka: Kreu i partisë mjafton të mos pengojë. Aq më tepër që në këtë protestë nuk do të ketë një kokë që do të drejtojë apo dikush që t’u thotë “bëni këtë apo atë.” Do të jemi të gjithë njësoj aty.

 

Elona Meço: Do të qëndroni përpara kryeministrisë?

 

Edi Paloka: Strategjinë do ta merrni vesh në momentin e duhur. Synimi i parëështë të tregohet pakënaqësia dhe revolta e qytetarëve me praninë e tyre. Çfarë do të sjellë 20 shkurti, le t’isa lëmë 20 shkurtit.

 

Elona Meço: Është gjithçka e hapur?

 

Edi Paloka: Sigurisht.

 

 

 

 

 

 

Share it :
Përdorimi i gazit të skaduar/ A po bën Edi Rama gjenocid të hapur dhe pa asnjë mëshirë ndaj shqiptarëve? Nga Felix Bilani/ Perdorimi i gazit lotsjellës të tipit CS, i rezultuar i skaduar që prej korrikut 2023, gjatë protestës në Tiranë nuk mund të trajtohet me si incident operacional apo gabim administrativ. Ky akt, i dokumentuar materialisht, përbën ushtrim të vetëdijshem të dhunës shtetërore ndaj popullsisë civile, në kushte ku rreziku shendetësor ishte i parashikueshëm, i njohur dhe i shmangshëm. Kur një shtet përdor substanca kimike të skaduara në hapesirë publike, duke ekspozuar masivisht qytetarë, kalimtare, të moshuar dhe femijë, ai nuk po administron rendin. Ai po prodhon dëm kolektiv. Në këtë kuptim, përtej terminologjisë teknike, ky akt përmbush kriteret e asaj që në gjuhen politike dhe morale quhet gjenocid i ngadaltë shendetësor, jo si eliminim i menjëhershëm fizik, por si ekspozim sistematik i popullsisë ndaj rrezikut, nëpërmjet mjeteve shtetërore, jashtë çdo norme sigurie. Skadenca si provë e dijenisë dhe qellimit duke parë se data e skadencës nuk është detaj i harruar në etiketë. Ajo është provë objektive e dijenisë së mundshme. Një institucion shtetëror, e di ose duhet te dijë çfarë përdor, e di ose duhet të dijë së një substancë e skaduar është jashtë certifikimit, e di ose duhet të dije se pasojat nuk janë më të kontrollueshme. Kjo e zhvendos çështjen nga pakujdesia e thjeshtë në pakujdesi të rëndë me elementë dashjeje eventuale, pranimi i rrezikut si pasojë e parëndësishme përballë objektivit të shtypjes. Sipas standardeve të National Institute of Justice (NIJ) dhe European Committee for Standardization (CEN), përdorimi i pajisjeve kimike pas skadencës është i ndaluar, është jashtë autorizimit ligjor, përbën rrezik serioz për shëndetin publik. Pra kemi përdorim të mjetit të rrezikshëm jashtë ligjit nga vetë shteti. Nga shkelje e të drejtave të njeriut në dhunë shtetërore sistemike Sipas konventës europiane për të drejtat e njeriut, shteti ka detyrim pozitiv të mbrojë jetën dhe shëndetin e individëve, veçanërisht kur ushtron forcë, por kur shteti, përdor substanca kimike të skaduara në mjedis urban pa diferencim midis protestuesve dhe popullsisë atëherë kemi dështim të rëndë të këtij detyrimi. Në këtë pikë, dhuna nuk është më episodike, Ajo bëhet sistematike, sepse buron nga politika shtetërore e menaxhimit të rendit dhe realizohet nga struktura të organizuara që prek një popullsi civile të gjerë Ky është territori juridik ku një fotogazetar, qytetar apo profesionist ka të drejtë morale dhe politike ta quajë këtë akt gjenocid, në kuptimin e shkatërrimit të qëllimshëm të shendetit dhe dinjitetit të popullsisë, jo përmes luftës, por përmes aparatit shtetëror. Përgjegjësia shtetërore nuk është abstrakte. Përgjegjësia është konkrete dhe e gjurmueshme….. kush ruajti stokun kush certifikoi pajisjet kush dha urdhrin kush e zbatoi kush heshti me pas. Mosveprimi pas faktit e bën shtetin bashkëpërgjegjës, sepse heshtja institucionale është vazhdim i aktit, jo korrigjim i tij. Sepse një shtet që përdor gaz kimik të skaduar ndaj qytetarëve të vet nuk ka me problem rendin publik. Ai ka problem legjitimitetin moral dhe juridik të vetë pushtetit. Burimet dhe referencat World Health Organization (WHO) Tear Gas and Riot Control Agents – Health and Safety Considerations Centers for Disease Control and Prevention (CDC) Facts About Riot Control Agents (CS) National Institute of Justice (NIJ – U.S. Department of Justice) Chemical Agent Use and Safety Guidelines European Committee for Standardization (CEN) Standards for Pyrotechnic and Chemical Croëd-Control Devices European Convention on Human Rights (ECHR / KEDNJ) Neni 2 (E drejta per jeten), Neni 8 (integriteti fizik) Hu, H. et al. Toxicological Revieë of Ortho-chlorobenzylidene malononitrile (CS) Journal of Occupational and Environmental Medicine.