Gazetari: Një i burgosur paguante abonim 100 Euro në palestër private në burgun e Peqinit

0
137

Gazetari Spartak Koka ka treguar se të burgosurit në burgun e Peqinit i kanë siguruar vetes disa kushte që i bëjnë të jetojnë një “luks”.

I ftuar në studion e “Opinion”, Koka tha se në burgun e Peqinit një i burgosur paguante palestër private me abonim 100 euro, e cila ishte në pronësi të shtetasit Gj. K.

Gazetari sfidoi Prokurorinë e Elbasanit dhe Drejtorinë e Burgjeve ta kundërshtojnë nëse nuk është e vërtetë.

“A e dini ju që kishte palestër private që i burgosuri paguante 100 Euro për t’u futur në palestër? A e dini? Nëse unë po gënjej, e sfidoj tani Prokurorinë e Elbasanit dhe Drejtorinë e Burgjeve që ta kundërshtojë. Palestër private që paguanin 100 Euro të burgosurit e tjerë nëse doni të hyni tek kjo palestër me pajisjet më të fundit e shtetasit me iniciale GJ.K., e ka me raport aty. 49 pajisje kanë ngelur akoma pa i transferuar në burg tjetër”, tha Koka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here