Grabitet dyqani i celularëve te “21 Dhjetori”

Një grabitje ka ndodhur këtë të premte, në një dyqan celularësh në Tiranë, në zonën e “21 Dhjetorit”.

Sipas burimeve policore, një person ka hyrë në biznes dhe përmes kërcënimit, ka marrë një sasi të konsiderueshme celularësh që subjekti i tretonte.

Një njoftim pritet nga policia lidhur me ngjarjen.

Share it :