Muçit prezantohet te Beshiktashi, sulmuesi shqiptar do të mbajë numrin 23

Ernest Muçi është zyrtarisht pjesë e Beshiktashit, i cili u transferua në orët e fundit të merkatos në Turqi nga Legia e Varshavës.

Pas mbërritjes në Stamboll dhe fjalëve të para për mediat, 22-vjeçari shqiptar iu drejtua zyrave të klubit, aty ku dhe u prezantua.

Muçi do të mbajë në fanellë numrin 23 dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës kundër Kajserisporit në kampionat më 12 janar.

Share it :