SPAK kërkoi 3 muaj, GJKKO zgjat me një muaj e 15 ditë paraburgimin për ish-zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

GJKKO ka zgjatur afatin e paraburgimit për personat nën hetim sa i takon koncesionit të Sterilizimit.

GJKKO njofton se ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj, Marsela Serjanin dhe Saimir Kadiun.

Kjo gjykatë njofton se është zgjatur në 1 muaj dhe 15 ditë, afati i paraburgimit për këta persona, tashmë nën hetim.

Ndërkohë dje, po me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme ka sekuestruar disa pasuri në pronësi të biznesmenit Ilir Rrapajt.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 06.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 264 pika 2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 95, datë 09.02.2024, vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.- Advertisement

Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, për personat nën hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, duke filluar ky afat nga data 17.02.2024 deri në datën 01.04.2024.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 09.02.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Share it :