Të sigurohet pjesëmarrje”, Rama presion administratës për takimin propagandistik sot në Pallatin e Kongreseve

0
122

Kryeministri do të zhvillojë një takim në Pallatin e Kongreseve në orën 15:00 për të folur mbi reformimin e Administratës Publike. Një ditë më parë gjithë institucioneve publike iu ka mbërritur një email për këtë takim, ku kërkohej të sigurohej pjesëmarrja e lartë. Lapsi.al i ka parë përmbajtjet e këtij komunikimi, ku theksohej se duhej siguruar pjesëmarrje e lartë.

Presioni shkoi edhe më tej sot, kur shefat e burimeve njerëzore nëpër institucione kishin dalë zyrë më zyrë me bllok në dorë për të marrë emrat e personave që do të mbushin Pallatin e Kongreseve për të dëgjuar fjalimin propagandistik të Edi Ramës. Takimi mban emrin “Administrata 2030: Modernizim, Inovacion, Mirëqëverisje”.

Emblemë kriminale e përdorimit të administratës dhe shtetit në funskion të partisë prej Edi Ramës, është sistemi i patronazhimit që ai përdori në zgjedhjet e 2021 e të cilin Lapsi.al e denoncoi i pari me fakte. Çuditërisht drejtësia gjoja e re me SPAK e BKH nuk e hetoi atë çështje.

Edhe në zgjedhjet e vitit tjetër s’ka dyshim që Edi Rama do të veprojë po njësoj me administratën dhe resurset e shtetit në funksion të pushtetit të tij të damkosur nga korrupsioni dhe klientelizmi me krimin e organizuar e oligarkët. ©LAPSI.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here