Është kompania lider e tregut të sigurimeve në Shqipëri dherajon. Mes më të mëdhave jo vetëm në vendin tonë por në tëgjithë Europën Juglindore. Paguesja më e madhe e dëmeve nëpronë, shëndet, automjete etj që prej vitit 1999 dhe pjesë e njëprej grupeve më të mëdha në kontinent.
Po flasim për SIGAL UNIQA Group Austria, emri të cilit ibesojmë jetën, shëndetin, pronën e çdo gjë tjetër me vlerë qëkemi.
Por kompania në fjalë është më shumë se një grup Sigurimi. Ajo është pjesë integrale e shoqërive ku operon përmessponsorizimit të aktiviteteve të ndryshme, përfshirë këtu edheSportin.
Mes të tjerash, SIGAL UNIQA është edhe sponsor zyrtar i FSHF dhe Kombëtares së Futbollit, partneritet që ky që vijon prej vitit2016.
Për të folur mbi këtë bashkëpunim, pritshmëritë dhe arritjet e realizuara, ne intervistuam Presidentin e Federatës Shqiptare tëFutbollit, z. Armand Duka dhe CEO-n e Grupit SIGAL UNIQA, z.Avni Ponari.
Sipas z.Duka, ky është një bashkëpunim i shkëlqyer, i cili do tëzgjasë gjatë sepse sipas tij, Federata nuk mund të gjejë njëkompani tjetër sigurimesh që do të mbështesë më mirë, do bashkëpunojë më mirë dhe në mënyrë shumë funksionale në tëmirën e futbollit shqiptar në përgjithësi.
Armand Duka: Bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të Futbollitme kompaninë SIGAL UNIQA ka filluar që në 2016-ën dhepërderisa ka vazhduar kaq gjatë, përderisa është rinovuar disaherë kjo marrëdhënie, do të thotë se ka qenë një bashkëpunimshumë i mirë dhe shumë i frytshëm.
Nëpërmjet kompanisë, FSHF ka siguruar pothuajse të gjithëfutbollistët e niveleve profesioniste, të futbollistëve tëKombëtareve, të Kategorisë Superiore, të futbollit të vajzave… Nuk është thjesht një mbështetje financiare por është njëbashkëpunim i vërtetë, një mbështetje në të gjithakëndvështrimet.
Edhe nëse kemi ndonjë rast që nuk parashikohet nga kontrata, SIGAL në asnjë mënyrë apo në asnjë kohë nuk refuzon tëmbështesë apo të mbulojë çdolloj dëmtimi
Është një bashkëpunim i shkëlqyer dhe jam shumë i sigurt që do të zgjasë gjatë sepse nuk besoj se Federata do të gjejë njëkompani tjetër sigurimesh që do të mbështesë më mirë, do bashkëpunojë më mirë dhe në mënyrë shumë funksionale në tëmirën e futbollit shqiptar në përgjithësi. Aq më shumë qëdrejtuesi i kompanisë SIGAL është vetë një njeri i sportit. E kupton shumë mirë këtë dhe e bën me pasion këtë mbështetje, përveçse një detyrim kontraktor.
Edhe themeluesi dhe CEO i SIGAL UNIQA, z.Ponari u shpreh ikënaqur nga ky partneritet, i cili, sipas tij, vjen në kuadër tëpërgjegjësisë sociale që ka një kompani e madhe siç është ajo e drejtuar prej tij.
Avni Ponari: Mes misioneve që mund të ketë një kompaniSigurimi është edhe misioni social, i cili e bën të domosdosshmepjesëmarrjen në të gjithë jetën shoqërore. Kështu që ne e kemikonsideruar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me FederatënShqiptare të Futbollit. Dhe natyrisht, njohja me PresidentinDuka dhe mundësitë e hapësirat që na ka krijuar ka bërë tëmundur që ne të jemi sa më afër ekipit dhe futbollit.
Duke qenë në cilësinë e drejtuesit të një federate tjetër, po tërëndësishme, unë e kam parë si një gjë të rëndësishme Sigurimine Sportistëve, çka Shqipërisë i ka munguar prej vitesh.
Unë jam i kënaqur dhe krenar. Duke qenë sponsor i FederatësShqiptare të Futbollit përsëri pas 8 vitesh kur Shqipëria ishte nëKampionatin Europian dhe logoja e SIGAL ishte e pranishme, ne jemi fatlumë që ndiodhemi në mbështetje të Federatës dheunë i uroj suksese ekipit kombëtar për këtë arritje dhePresidentit Duka në këtë ditë të rëndësishme për të gjithëshqiptarët.
Armand Duka: Viti që mbyllëm apo Kualifikueset e Kampionatit Europian kanë qenë më të suksesshmet e historisësë futbollit shqiptar. Vendi i parë në grup, performancafantastike e ekipit, performance fantastike e të gjithë ambjentit, e tifozëve ka qenë një ngjarje, në kompeks, për tu shënuar nëhistori.
E kam theksuar që asgjë nuk mund të arrihet vetëm. Aq mëshumë në një sport kolektiv si futbolli. Dhe pikërisht këtu merrforcë edhe bashkëpunimi që kemi me SIGAL, bashkëpunimi qëkemi edhe me bashkëpunëtorë të tjerë të futbollit shqiptar, që tëgjithë bashkë të realizojmë një ëndërr të përbashkët në fund tëfundit kombëtare. Sepse futbolli në një lloj mënyre është fe përshqiptarët, është sport shumë shumë i dashur dhe këtë sukses e kemi arritur të gjithë bashkë. Pa dyshim me kontributin më tëmadh të futbollistëve por edhe të bashkëpunëtorëve tanë. Dhe tëSIGAL-it që ka qenë, siç e thashë në fillim, mbështetje e përhershme, e pakursyer dhe do të vazhdojë ta bëjë.
Po të kthehemi në 2016, ishte fillimi i bashkëpunimit me SIGAL-in, që në një lloj mënyre na solli fat, na çoi në Europian. Ky bashkëpunim është edhe sot në 2024-ën dhe unë uroj të jetëakoma më shumë dhe jam i bindur që do të jetë akoma mëshumë.
Pra, ne kemi realizuar vërtetë një objektiv shumë madhor, kemibërë realitet një ëndërr për herë të dytë dhe do vazhdojmë edhenë Europian. Jemi përgatitur për ta bërë më mirë Europianin. Nuk është se presim surpriza sepse surprise Kombëtarjashqiptare quhej dikur. Tashmë është një realitet, është njëskuadër konkurente, është një skuadër e mirë që do ti jape vlerëKampionatit Europian. Kam besim te skuadra që mund tëshkojmë akoma më shumë se grupi.
Avni Ponari: Ajo që është e rëndësishme dhe duhet ta theksojmëpërsëri. Shqipëria ka rreth 100 mijë sportistë, në të gjithakategoritë e në të gjithë moshat, të cilët janë pjesëmarrës nëgara të ndryshme. Dhe ajo që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit mund ta bëjnë të gjitha federatat. Në mënyrë që çdosportist të jetë i siguruar. Kjo është shumë e rëndësishme.
Nga ana tjetër, unë jam në cilësinë e Presidentit të SIGAL UNIQA Group Austria për Shqipërinë, Kosovën dheMaqedoninë e Veriut. Një kompani e suksesshme, që mbanvendin e parë dhe një nga 50 më të mëdhatë në EvropënQëndrore dhe Lindore. Çka e bën atë dinjitoze në përmbushjen e detyrimeve dhe premtimeve që i bën klientëve.
Ne jemi gjithmonë pranë, veçanërisht në SigurimetShëndetësore, Sigurimet e Pasurisë dhe sigurime të tjera. Duke qenë fokusi te sigurimet shëndetësore sepse janë më tëdomosdosshme dhe për të cilat të gjithë ne luftojmë.
Unë do t’ju thoja të gjithëve të tregohen të kujdesshëm sepseshëndeti është shumë i rëndësishëm dhe natyrisht duke qenë tësiguruar ata krijojnë një privilegj për veten sepse në fund tëfundit ngjarjet e siguruara ndodhin por kujdesi financiar është i domosdosshëm.
SIGAL UNIQA është e gatshme të përmbushë çdo detyrim që ka ndaj mbi 1.2 milionë klientëve por edhe të tjerëve që do të jenëpjesë e saj.
Në këtë Europian të rëndësishëm të lavdishëm për Kombëtarentonë, ne jemi akoma më të përgjegjshëm dhe më dinjitozë për tëpërmbushur të gjitha detyrat dhe detyrimet që kemi ndajklientëve tanë.
https://www.youtube.com/watch?v=P2Y7uB93sII
Sot, sporti është elementi më i pranishëm në jetën e të gjithëvedhe ndër evenimentet më interesante për miliarda njerëz kudo nëbotë. Pa harruar edhe mediat e biznesin.
Sporti është mjeti më efikas i edukimit, i argëtimit, iparandalimit të sëmundjeve, forcimit të marrëdhënieve sociale, alternativë e shëndetshme për kohën e lirë të brezave të rinj poredhe “ambasadori” më i mirë i një kombi.
Ndaj dhe SIGAL UNIQA do të vijojë të jetë një mbështetëse e fortë, jo vetëm e futbollit por edhe i sporteve të tjera.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: info@uniqa.al
Whatsapp: 068 60 62 829