Berisha në arrest shtëpie, deputeti i PS: Masë e tepruar, njerëz që kanë dhënë një kontribut të caktuar

0
166

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, e cilësoi masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha si të tepruar.

Ai tha se ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit janë të tepruara dhe se masa të tilla nuk duhen marrë ndaj personave që kanë dhënë një kontribut të caktuar.

 

“I pyetur si politikan këto janë çështje të drejtësisë. Jemi të detyruar t’i zbatojmë na pëlqejnë apo jo

Ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit janë të tepruara.

Njerëz të cilët kanë një kontribut të caktuar, kolegë tanët apo krahut tjetër që publikisht janë aty, nuk ke pse u jep masa dënimi të rënda deri në pamundësi të veprimeve të tyre”, tha ai.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here