“Fiks Fare më mashtroi”/ Flet Alma Kaçi, 40-vjeçarja që filmoi Safet Gjicin: Filmova tre kryebashkiakë duke blerë vota, SPAK zhduku provat

0
113

Alma Kaçi, 40-vjeçarja që realizoi videon me ish-kryebashkiakun e Kukësit tha sot se videoja e saj me Safet Gjicin u bë virale pasi e çoi në redaksinë e ‘Fiks Fare’.

 

‘Sot kam çuar kartën e memories në redaksinë e ‘Fiks Fare’, të nesërmen videoja u bë virale. Nuk u transmetua, por e bënë virale. Përdorën këtë gjë, e bënë virale,’ tha ajo.

“Ishte vala e nxehtë kur ishin votimet dhe për kryebashkiakët e tjerë bëhej fjalë për blerje votash. Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Bashkia e Roskovecit, Bashkia e Fierit, ku ndër të tjera kërkonin se çfarë personash ke në fis, të m’i sjellësh me emra dhe mbiemra dhe u premtonin punë.

Të gjitha këto raste janë bërë kundrejt marrjes së votës dhe kundrejt emisionit ‘Fiks Fare’ dhe që nuk janë transmetuar.

“Për shembull në Bashkinë e Kavajës, ish-kryebashkiaku përmes vëllait të vet, ndante ushqime te komuniteti rom, jepte tollona, edhe lekë ndoshta, por që nuk asistova dot për lekë.

Edhe për kryebashkiakët e Fierit dhe Roskovecit është e njëjta skemë,’ tha Kaçi.

Ajo tha se aty ka materiale që provojnë blerjen e votave në bashkitë e majta.

 

Por Kaçi tha se SPAK i ka zhdukur provat.

 

“Janë të sekuestruar telefonat. Telefoni i djalit tim. Karta memorie, USB. Një tabletë. Edhe gota me të cilin kam kryer filmimin.

 

Aty ka materiale. Janë bisedat që unë kam bërë në bashkinë e Fierit, në bashkinë e Roskovecit, në bashkinë e Kavajës. Janë të gjitha aty dhe uroj të mos jenë fshirë.

 

Sepse më kanë fshirë disa. Se p.sh karta e memories e filmuar, që mua ma lë në një karburant personi që e shpërndau, nga kamerat e SPAK unë figuroja sikur isha me të meta mendore, e kisha çuar vetë kartën te personi i karburantit dhe pastaj e kisha marrë vetë.

 

Pra janë zhdukur provat. Me pak fjalë mua më kanë zhdukur provat.

Me sa më ka thënë avokatja ime, SPAK është ndalur vetëm në rastin e Safetit”-tha Kaçi për Syri. tv.

 

 

 

 

 

 

 

Alma Kaçi akuzon se ka bërë investigime për blerje votash, por ato nuk janë transmetuar nga ‘Fiks Fare’.

Alma Kaçi akuzon se ka bërë investigime për blerje votash, por ato nuk janë transmetuar nga ‘Fiks Fare’.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here