(FOTO) Ky është ekonomisti 70-vjeçar që u vra gabimisht në vendin e punës

Personi që shihni në foto është Selman Mihana, ekonomisti që mbeti i vrarë në vendin e tij të punës, ndërkohë që u plagos pronari i tij.

70-vjeçari shkoi si çdo ditë në punë në orën 7, por nuk e dinte që kjo do ishte e fundit për të.

Krimi u shënua në Gurëz të Kurbinit, ku ndodhet firma e inerteve në pronësi të 51-vjeçarit Ardjan Gjeloshi dhe ku punonte Selman Mihana.

Ardjan Gjeloshi bashkë me ekonomistin e firmës së tij Selman Mihana, ishin duke u futur brenda zyrave të kompanisë, kur ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri.

Autorët pjesëmarrës në krim dyshohen të kenë qenë më shumë se dy, ndërsa mbetet ende e paqartë se sa prej tyre kanë qenë në rolin e qitësit.

Ajo që është konfirmar nga hetimet paraprake është se objektivi i sulmit ishte pronari Ardjan Gjeloshi.

Share it :