Meri Shehu zbulon kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj

Astrologia Meri Shehu ka treguar kriteret e partnerit që dëshiron të ketë në krah, teksa u shpreh se kërkon një mashkull të fuqishëm.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ajo është shprehur se dëshiron të ketë në krah një shok në jete dhe nuk ka rëndësi që të jetë i bukur, por “të jetë një njeri që të më balancojë”.

E pyetur nëse dashurohet vetëm me njerëz që kanë lekë, astrologia u përgjigj se “duhet të ketë një pozitë, dua një mashkull të fuqishëm tani, pse çfarë do të bëj unë, ta mësoj se si të bëjë lekë.”

Ndërsa shtoi se një mashkull të bukur, por që s’ka para do ta merrte vetëm për një natë.

“Po mir moj për një natë e marr unë. Vetëm nëpër filma ndodhin”, u shpreh ajo.

Pjesë nga biseda:

Fationi: Meri po të kishte shumë lekë do të ishte nga ato “sugar mami”, do ti kishte blerë ndonjë lambo ndonjërit

Rike: Ka lekë more Meri

Meri: Unë të jap lekë! Qyqja, i kam baruar ato fantazi unë, kështu që pres gjëra….

Rike: Po nëse o Mer dashurohesh me një person që s’ka lekë fare dhe kërkon ndihmën tënde

Meri: Se besoj që në këtë moshë të dashurohem që nuk ka lekë fare, sepse s’ka hajër ai muhabet. Mbaroi dëgjo Merin ti

(Banorët shpërthejnë në të qeshura)

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *