Një minator ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në fshatin Vajkal të Bulqizës.
Sipas policisë, S., 53 vjeç, me profesion armator në një subjekt minerar është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt dhe është në spital jashtë rrezikut për jetën.
‘Rreth ores 10:15, në spitalin e Bulqizës, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B.S., 53 vjeç, banues në fshatin Vajkal, me profesion armator në një subjekt minerar, i cili paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt.
53-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.