Policia e Elbasanit ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 000 euro.
Sipas policisë, dyshohet se pasuritë e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të dy personave të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion’.
Ndaj, në kuadër të operacionit ‘Real Estate 2’, sekuestrohet 1 apartament dhe 1 lokal në pronësi Sajmir Alterziut dhe Edison Gashit.
“Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Elbasanit, u sekuestruan: 1 apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”;
1 lokal në pronësi të shtetasit E. G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.