U kërcënua me jetë, reagon Albin Kurti: Vijnë nga strukturat e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar planin për atentat ndaj tij ku tha se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve.

Kurti ka theksuar se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar.

“Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që mbajtëm e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, ka thënë Kurti.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *