TCH zbardh ekskluzivisht dosjen e prokurorisë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për të arrestuarit e operacionit “Tempulli”, të cilët shisnin kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Në dosjen me përgjimet e zbardhura nga shit-blerja e kokainës, persona të autorizuar nga prokuroria gjenin lehtësisht kokainë, kryesisht në orët e darkës.
Njëri nga të arrestuarit, Andi Alldervishi ka shitur doza me kokainë, rasti i cili është dokumentuar me video dhe audio.
A-Po jo të bësh ti për mu janë …..Nuk kuptohet) këto.
B- Kam vën për njërin njizet e pesë e s’mi ka dhën akoma
A-Mos ja ** robt
B-Zero katër pik nji. (Nuk kuptohet). Ta merrje zero treshe, 30 mijë lekë
Sipas dosjes së prokurorisë siguruar nga TCH, personat e përfshirë me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kokainë, heroinë dhe kanabis në Tiranë, bashkëpunonin me njëri tjetrën, kryesisht me metoda të ngjashme.
Për shitjen e kokainës, ata e siguronin nga lidhjet e tyre shoqërore, e ndanin në doza dhe e mbanin të fshehur brenda banesës së tyre. Dyshohet se bëhet fjalë për sasi të konsiderueshme, të cilën në shumë raste e shisnin edhe në doza të mëdha, në varësi të kërkesave.
Drogën e shisnin duke komunikuar fizikisht me porositësit ose përmes telefonit celular. Vendet e takimit janë të ndryshme . Në afërsi të banesave të tyre, ose shkojnë te vendi ku ndodhet blerësi, duke përdorur automjete të tyre, ose të marra me qira. Ata mbanin kontakte me anë të telefonit me ‘klientët’ e tyre, madje u përgjigjen edhe personave të panjohur, të cilët u prezantohen me anë lidhjeve të përbashkëta shoqërore.