Aksidenti në Memaliaj-Krahës, ndërron jetë pasagjerja

Policia ka dalë me një njoftim zytar lidhur me aksidentin që ndodhi mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”.

Blutë bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete, e si pasojë ka ndërruar jetë një pasagjere dhe janë plagosur dy shoferët.

“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *