Avokatët e Berishës publikojnë analizën: Ja pse procesi ndaj ish-kryeministrit është i montuar politikisht

0
119

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë përgatitur dhe publikuar këtë të diel analizën sipas tyre me shkeljet e procedurës ligjore, duke e quajtur gjyqin ndaj liderit opozitar si një proces politik.

Në analizë avokatët kanë sqaruar shkeljet, sipas tyre të kryera nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe Parlamenti, që ata thonë se është i kontrolluar nga Edi Rama.

Dokumenti prej 19 faqesh është publikuar i plotë në www. sali-berisha.com.

Kreu i Partisë Demokratike e ka publikuar këtë dokument duke i ftuar qytetarët të mësojnë të vërtetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here