SPAK i sekuestroi 2.2 milionë euro, por kryetarja e Administratës Publike vazhdon të qëndrojë në detyrë

0
99

Shqipëria është vendi i paradokseve dhe qeverisjes që ka humbur çdo busull morale. Një nga nëpunëset më të rëndësishme të shtetit, Komisionerja për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha është kapur me 2.2 milionë euro llogari në banka, që sipas prokurorisë janë fituar në mënyrë të paligjshme nga familjarët e saj përmes mashtrimit me Call Centerat.

SPAK së bashku me autoritetet e vendeve partnere i sekuestroi paratë me origjinë nga veprimtaria kriminale e djalit të saj, Amant Josifi. Por zonja Strakosha vijon të qëndrojë në detyrën më të lartë të administrës publike sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se janë sekuestruar subjekte tregtare, pasuri të paluajtshme e llogari bankare, në administrim dhe pronësi të Amant Josifit, të familjarëve e të afërmve të tij, që dyshohen se ia kanë fshehur. Tashmë, kryetarja e administratës publike është objekt i dosjes penale të SPAK-ut, si përfituese e pasurive me burim veprimtarinë e organizuar kriminale të djalit të saj Amant Josifi; i cili u ka vjedhur miliona Euro shumë qytetarëve të BE nëpërmjet mashtrimit me grupin e tij “Call-Center”.

Në këtë situatë, pyetja që shtron çdo shqiptar është çfarë duhet të bëjë një zyrtar i lartë publik në Shqipëri që të largohet nga posti? Bashkëpunimi në fshehjen e të ardhurave që burojnë nga krimi me sa duket nuk përbën me shkak për largim nga detyra.

Por kjo nuk është më thjesht çështje morali. Shkarkimi i zyrtarëve të mpleksur në vepra penale, përcaktohet me ligj. Si në ligjin antimafia ashtu dhe në ligjin e dekriminalizimit. Dhe pyetja tjetër është çfarë e detyron kryeministrin të mbajë në detyrë zonjën Strakosha në kundërshtim me ligjin? Apo ortakëritë familjare, ashtu siç thotë opozita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here