Vetëvrasjet me fostoksinë/ Shehu: Shteti të marrë masa për të ndaluar importin

0
132

Deputeti Tritan Shehu i ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore që të marrin masa për të ndaluar importin e këtij helmi toksik duke e zëvendësuar atë me pestidice të tjera.

Në një postim në Facebook, Shehu thotë se rastet që i japin fund jetës me fostoksinë duhet të kishin alarmuar shoqërinë.

Postimi:

Vrasesit ne “aktivitet”, Shteti i mbeshtet qofte dhe me heshtje! Fostoksina perseri, mjet tentative vetevrasje. Ne Fier nje 15 vjecare merr kete helm te fuqishem. Fatmiresisht, si komunikohet, ka marre ndihmen mjekesore brenda atij afati shume te shkurter gjate te cilit kjo mund te jete e efekeshme. Uroj te jetoje e gezoje shendet te plote! Edhe sa jete duhet te humbin qe institucionet, bashkefajtore ne krim, te bejne detyrat e tyre: 1- Ndalimin e importit te Fostoksines duke e zevendesuar ate ne farmakopene bujqesore me te tjere pesticid, jo ose me pak toksik.

2- Ndalimin e tregetimit te ketij helmi si “karamele” deri ne zhdukjen e plote nga qarkullimi.

3-Procedimet e denimet sipas ligjit te pergjegjesve per vazhdimin e importit dhe tregetimin kriminal re saj.

Permasat e ketyre tragjedive ne vendin tone, ku Fostoksina eshte kthyer edhe ne nje stimulues psikologjik i vetevrasjeve, duhej te kishin alarmuar:

-Te gjithe shtetin shqiptar, nga nivelet me te larta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here