Shantazhi me foto intime/ Tezja e 27-vjeçares akuza të forta: Goca është vrarë, nuk është hedhur

0
134

Ka folur për herë të parë tezja e Sibora Abedini, 27-vjeçares e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katër të banesës ku jetonte me qira në Kamëz.

Tezja e viktimës ka hedhur akuza të forta ndaj Altin Çokut për të cilin e akuzon se e ka vrarë mbesën e saj pas publikimit të fotove intime në rrjetet sociale.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time e kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar. Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo.

 

  • Ngjarja

39-vjeçari Altin Çoku pretendon se ka qenë në lidhje intime me viktimën dhe se foton e kanë bërë në hotel dhe gjithashtu se publikimi i asaj fotoje i ka shkaktuar probleme dhe me bashkëshorten.

Mësohet se 27-vjeçarja ka qenë e martuar me një shqiptar të Kosovës, me të cilin ka patur dhe një fëmijë dhe ishte në proces divorci. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte njohur me Altin Çokun dhe kanë patur vetëm një takim bashkë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës, në rrugën “Teuta” në Kamëz. 27-vjeçarja u hodh nga kati i katërt i tarracës së banesës ku jetonte me qira dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here