Sherri me thika në Tiranë, një person mbeti i plagosur ndërsa autori në kërkim (EMRI)

0
165

Një sherr mes dy personave tek Komuna e Parisit ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

Një 32-vjeçar i identifikuar si Mirel Ishka ka mbetur i plagosur. Ndërkohë autori është larguar nga vendngjarja.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Traumës dhe po i nënshtrohet një operacioni.

“Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here