Nuk jemi në luftë, jo! Thjesht vidhemi dhe qeverisemi keq! Ndaj protesto më 20 shkurt!

Nga Dorjan TELITI

Shpopullimi nuk kryhet vetëm me luftë e genocid, por edhe duke “detyruar” njerëzit të largohen nga vendi pasi u ke vrarë ëndrrat dhe shpresën, duke përkeqësuar shërbimet si ato arsimore e shëndetësore, duke pamundësuar aksesin e duhur në infrastrukturë apo edhe duke goditur sipërmarrjen dhe reduktuar mundësitë ekonomiko-financiare të atyre që vazhdojnë të jetojnë këtu, e cila detyron familjet shqiptare të mos shtohen, të mos lindin fëmijë.

Akt: Lindjet gjatë 2023 shënuan rënie kudo në Shqipëri, përkeqësim në çdo qark, por katër qarqet e Veriut, qarku Kukësit, Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës përjetuan uljen më të lartë të lindjeve në tre dekadat e fundit.

Akt: Kriza ndihet kudo në Shqipëri, por janë sidomos këto katër qarqe të veriut që karakterizohen nga nivelet më të larta të varfërisë (sidomos qarku Kukës dhe qarku Dibër), me problematika të theksuara social-ekonomike nga më të ndryshmet, që vuajnë më shumë nga mungesa e infrastrukturës së duhur, që vuajnë nga mungesa e vendeve të punës, shërbime të dobëta shëndetësore e arsimore, braktisje totale të zonave rurale, etj.

Nuk jemi në luftë, jo, thjesht vidhemi dhe qeverisemi keq!

Zgjohuni, hapni sytë, reagoni! E ardhmja duhet të jetë në dorën tonë.

Ndaj PROTESTO më 20shkurt

Share it :