Shqipëria rrezikon të mbetet pa porte/ Minarolli: Portet ekzistuese po shkatërrohen për interesa të Ramës

Ervin Minarolli, Sekretar i Çështjeve Organizative në PD, ka mbajtur fjalën e tij në tubimin e përnatshëm të qytetarëve dhe simpatizantëve në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili mbahet i burgosur politik nga regjimi autokratik i Edi Ramës prej më shumë se një muaji.

Minarolli gjatë fjalës së tij vuri theksin të investimet e huaja të ulëta në vendin tonë si pasojë e moskërkimit të asgjëje nga Edi Rama për shqiptarët, por vetëm për interesa të tij personale dhe të pushtetit të tij. Minarolli ngriti alarmin e shkatërrimit të porteve shqiptare dhe paralajmëroi se Shqipëria, e cila laget nga një vijë e gjatë nga deti, rrezikon të mbëtet pa port.

FJALA

Sot jemi vendi i fundit në rajon për thithjen e granteve dhe investimeve të huaja, e tërë infrastruktura e akseve kryesore ndërkombëtare e ka lënë vendin tonë jashtë rrugëve të transportit ndërkombëtar të mallrave.

Meqë sot tema e diskutimit do të jetë për infrastrukturën do të ndalem pak për të bërë një përmbledhje të shkurtër të situatës në këtë sector:

Gjithë jemi dëshmitarë të zhvillimit të infrastrukturës në vendin tonë gjatë viteve 2005-2013, ku u ndërtuan mbi 10-mijë kilometra rrugë në të gjithë vendin duke shkurtuar ndjeshëm distancat nga Jugu në Veri dhe duke e shndërruar Shqipërinë në një nyje tranziti për transportin ndërkombëtar.

Portet e Vlorës dhe Durrësit ku u investuan si hyrje kryesore për Koridorin 8 dhe vendet fqinje që nuk kanë dalje në det, sot Shqipëria megjithëse në një pozicion të favorshëm gjeografik, shamnget nga transportuesit ndërkombëtar sepse është e vonuar në investimet në infrastrukturë.

Korrupsioni dhe klientelizmi kanë bërë që kostoja e ndërtimit të dhjetëfishohet gjatë qeverisjes së Rilindjes, sot një kilometër rrugë kushton shumë herë më tepër se në vendet e tjera të Europës.

Sot, megjithëse Shqipëria laget nga deti në gjithë gjatësinë e saj, rrezikon të mbetet pa port, pasi Rama ka vendosur që portin më të madh në vend ta prishë për të ndërtuar kulla si në Dubai për klientët e tij.

Zhvendosja e Portit të Durrësit nuk erdhi si nevojë për zgjerimin e portit, pasi porti ekzistues ishte akoma larg ezaurimit të potencialit të tij. Atje po shiten në ajër kullat e klientit të Ramës. Situatë e ngjashme është edhe në portin e Vlorës dhe të Sarandës ku janë shpërdoruar investime miliona euro duke ia dhuruar klientëve të Ramës dhe do duhet të riinvestohet nga taksat tona për infrastrukturën e re portuale.

Shqipëria rrezikon të mbetet pa porte/ Minarolli: Portet ekzistuese po shkatërrohen për interesa të Ramës

Berisha: 20 shkurti është dita e fuqisë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko