Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua pasditen e sotme në gurore në Krujë.
Një kamion i tonazhit të lartë ka përplasur një punëtor, duke i shkaktuar vdekjen.
Bëhet fjalë për punëtorin e identifikuar si Lulzim Balla, 38 vjeç, i cili ndonëse u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetojë.
Ndërkohë, shoferi i kamionit është shoqëruar në komisariat.