Avokati i Fredi Belerit, Eugen Gjyzari komentoi vendimin e SPAK, i cili kërkoi një dënim me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.
I ftuar në A2 CNN, Gjyzari tha se dënimi i dhënë nga SPAK për Belerin është i ashpër dhe se është marrë për të sugjestionuar Gjykatën, ndërsa shtoi se, ata si palë mbrojtëse, i kanë kërkuar përgjimet, por kërkesa e tyre është refuzuar.
Ai vijoi më tej duke thënë se për Fredi Belerin nuk ka prova, ndërsa ngriti pyetjen se cilat janë episodet që është ndërtuar e gjithë kjo histori e shitblerjes së votave.
Më tej, Gjyzari deklaroi se, klientit të tij nuk do t’i konvertohet dënimi në shërbim prove, ndërsa nuk i kurseu akuzat edhe ndaj kryeministrit Rama, i cili sipas tij, ndikon në këtë proces edhe me frymëmarrjen e tij.