Avokati, Altin Goxhaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kodi i ri penal jep alarmin se në Shqipëri do ju fusin në burg të gjithëve.
Goxhaj: Kjo është axhenda e shpopullimit të Shqipërisë.
Duke lexuar 900 nene, u skandalizova as fantazia ime më e smurë nuk arrin dot përmasën e Edi Ramës.
Në thelb ky kod është perfekt.
Ky kod i jep alarmin se kot rrini në Shqipëri se do ju fusin në burg të gjithëve.
Nëse ti ke një mace në shpi dhe të duhet të ikësh jashtë shtetit dhe do e nxjerrësh macen se nuk ke ku e lë, ke 3 vjet burg kur të vish.
Nëse del për peshk, gjuan peshk pa leje je me burg prap.