E majta dhe majtizmi janë e keqja më e madhe e kombit shqiptar!

Nga Milaim NELA

Të gjitha të këqijat pavarësisht trajtave që kanë marrë në kohë të ndryshme shqiptarëve në Gadishullin Ilirik ju kanë ardhur nga idetë majtiste, bolshevike sllavo-ruso-serbe!

Kjo fillon që në vitet 20 në Shqipëri, gjatë luftës së dytë botërore ku në emër të këtyre ideve komunistët injorantë shqiptarë përqafuan një ideologji në thelb antikombëtare që i vendosi përballë njëri-tjetrit!

Në emër të majtizmit bolshevik sllavo-orthodoks u masakruan në Tivar 7000 shqiptarë të Kosovës në fund të luftës së dytë botërore. Në emêr të këtij majtizmi të mallkuar edhe me ndihmën e partizanëve shqiptarë u shtyp levizja nacionaliste e Shaban Polluzhës dhe u benë masakra të tmerrshme në Kosovë pa dallim nga ato që bënte shkau mbi shqiptarët!

Në emër të majtizmit bolshevik dhe aleancës serbo-eneveriste Kosova u la në ish Jugosllavi dhe valët e shpërnguljes me forcë të shqiptareve të Kosovës drejt Anadollit nuk pushuan.

Në emër të majtizmit dhe metodave bolshevike u mor peng levizja çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës nga një grup mangupësh marksistë që në bodrumet e Zvicrës nën instruksionet e falangave të sigurimit të shtetit shqiptar bënin planet jo si ti bashkonin shqiptarët në një front të vetëm kunder shkaut të zi por se si të eleminonin elitën intelektuale të Levizjes Demokratike të Kosoves dhe të merrnin pushtetin pas çlirimit të Kosovës nga Aleanca Ushtarake e NATO-s!

Për fat të keq plani i këtyre të fundit u realizua në masë të konsiderueshme e pikerishit prej plageve të shkaktuara nga këta banditë e këto vrasje Kosova sot po vuan dhe është në pikëpyetje edhe ajo pavarësi e cunguar që fitua falë insistimit të Presidentit Amerikan G W Bush në vitin 2008!

Në Shqipëri trushpëlarja dhe drama është akoma më e rënde;

45 vite elita komuniste si një prostitutë e mirëfilltë kalon nga serbet tek ruset e se fundmi tek kinezet pasi eleminuan dhe nxorren nga loja ajkën nacionaliste të vendit, vodhen pasuritë kombëtare të shqiptareve, vranë, prenë dhe e telendisen një popull të tërë duke e mbajtur në nivelin e nevojave bazike.

Pavarësisht përpjekjeve të atyre pak të djathtëve që kishin ngelur dhe vullnetit të mirë të asaj elite doli nga sistemi socialist i asaj kohe sot Shqipëria është në duar të rodit më të rrezikshëm që Shqiperia ka parë ndonjëherë gjatë gjithë historisë se ekzistencës së shtetit shqiptar! Bijtë e ish-⁷drejtuesve të sistemit enverist në bashkëpunim me mafien vendase dhe ndërkombëtare i janë futur me turr vjedhjes së atyre pak pasurive që kanë ngelur dhe po realizojnë atë që nuk e ka realizuar asnjë pushtues deri sot!

– SHPOPULLIM!

Sot popullsia e Shqipërise për herë të parë nga viti 1945 eshte më e vogël se ajo e Kosovës dhe ritmet që po vazhdon shumë shpejt do jetë sa popullsia e shqiptarëve të Maqedonisë!

Të dhënat jo zyrtare flasin për pak më shumë se 1.4 milionë shqiptarë të mbetur në Shqipëri!

– Shkatërrim, zhbërje dhe tjetërsim i kulturës dhe trashegimise kulturore dhe kombëtare të shqiptareve!

Kanë prishur Teatrin Kombëtar,

Kanë zhdukur kinematë,

Po mbyllin edhe ato pak institucione që kane ngelur!

Kanë mbyllur apo po mbyllin institucionet e historise dhe Albanologjise.

Po shkatërrojne sitet arkeologjike me rëndesi boterore!

– I janë sulur Gjuhës Shqipe pikërisht asaj hallke që na lidh ne shqiptarëve të sotëm me antikitetin e hershëm pellazg antikitet që padrejtësisht është vjedhur dhe tjetërsuar për llogari të fqinjëve tonë agresive!

Sot e majta shqiptare e Tiranës është në aleancë të plotë me shtetin më armiqesor të shqiptarëve siç eshte ai serb kunder shtetit të Kosovës dhe por punojnë fort për zhbërjen e saj!

Jemi keq!

Do jemi në gjendje të reflektojmë apo të reagojmë!?

Nuk e di, por shpresoj shumë!

Share it :
Përdorimi i gazit të skaduar/ A po bën Edi Rama gjenocid të hapur dhe pa asnjë mëshirë ndaj shqiptarëve? Nga Felix Bilani/ Perdorimi i gazit lotsjellës të tipit CS, i rezultuar i skaduar që prej korrikut 2023, gjatë protestës në Tiranë nuk mund të trajtohet me si incident operacional apo gabim administrativ. Ky akt, i dokumentuar materialisht, përbën ushtrim të vetëdijshem të dhunës shtetërore ndaj popullsisë civile, në kushte ku rreziku shendetësor ishte i parashikueshëm, i njohur dhe i shmangshëm. Kur një shtet përdor substanca kimike të skaduara në hapesirë publike, duke ekspozuar masivisht qytetarë, kalimtare, të moshuar dhe femijë, ai nuk po administron rendin. Ai po prodhon dëm kolektiv. Në këtë kuptim, përtej terminologjisë teknike, ky akt përmbush kriteret e asaj që në gjuhen politike dhe morale quhet gjenocid i ngadaltë shendetësor, jo si eliminim i menjëhershëm fizik, por si ekspozim sistematik i popullsisë ndaj rrezikut, nëpërmjet mjeteve shtetërore, jashtë çdo norme sigurie. Skadenca si provë e dijenisë dhe qellimit duke parë se data e skadencës nuk është detaj i harruar në etiketë. Ajo është provë objektive e dijenisë së mundshme. Një institucion shtetëror, e di ose duhet te dijë çfarë përdor, e di ose duhet të dijë së një substancë e skaduar është jashtë certifikimit, e di ose duhet të dije se pasojat nuk janë më të kontrollueshme. Kjo e zhvendos çështjen nga pakujdesia e thjeshtë në pakujdesi të rëndë me elementë dashjeje eventuale, pranimi i rrezikut si pasojë e parëndësishme përballë objektivit të shtypjes. Sipas standardeve të National Institute of Justice (NIJ) dhe European Committee for Standardization (CEN), përdorimi i pajisjeve kimike pas skadencës është i ndaluar, është jashtë autorizimit ligjor, përbën rrezik serioz për shëndetin publik. Pra kemi përdorim të mjetit të rrezikshëm jashtë ligjit nga vetë shteti. Nga shkelje e të drejtave të njeriut në dhunë shtetërore sistemike Sipas konventës europiane për të drejtat e njeriut, shteti ka detyrim pozitiv të mbrojë jetën dhe shëndetin e individëve, veçanërisht kur ushtron forcë, por kur shteti, përdor substanca kimike të skaduara në mjedis urban pa diferencim midis protestuesve dhe popullsisë atëherë kemi dështim të rëndë të këtij detyrimi. Në këtë pikë, dhuna nuk është më episodike, Ajo bëhet sistematike, sepse buron nga politika shtetërore e menaxhimit të rendit dhe realizohet nga struktura të organizuara që prek një popullsi civile të gjerë Ky është territori juridik ku një fotogazetar, qytetar apo profesionist ka të drejtë morale dhe politike ta quajë këtë akt gjenocid, në kuptimin e shkatërrimit të qëllimshëm të shendetit dhe dinjitetit të popullsisë, jo përmes luftës, por përmes aparatit shtetëror. Përgjegjësia shtetërore nuk është abstrakte. Përgjegjësia është konkrete dhe e gjurmueshme….. kush ruajti stokun kush certifikoi pajisjet kush dha urdhrin kush e zbatoi kush heshti me pas. Mosveprimi pas faktit e bën shtetin bashkëpërgjegjës, sepse heshtja institucionale është vazhdim i aktit, jo korrigjim i tij. Sepse një shtet që përdor gaz kimik të skaduar ndaj qytetarëve të vet nuk ka me problem rendin publik. Ai ka problem legjitimitetin moral dhe juridik të vetë pushtetit. Burimet dhe referencat World Health Organization (WHO) Tear Gas and Riot Control Agents – Health and Safety Considerations Centers for Disease Control and Prevention (CDC) Facts About Riot Control Agents (CS) National Institute of Justice (NIJ – U.S. Department of Justice) Chemical Agent Use and Safety Guidelines European Committee for Standardization (CEN) Standards for Pyrotechnic and Chemical Croëd-Control Devices European Convention on Human Rights (ECHR / KEDNJ) Neni 2 (E drejta per jeten), Neni 8 (integriteti fizik) Hu, H. et al. Toxicological Revieë of Ortho-chlorobenzylidene malononitrile (CS) Journal of Occupational and Environmental Medicine.