Fermerët spanjollë nuk ndalen, bllokojnë rrugët me traktorë në jug të vendit ( Po fermerët shqiptarë do zgjohen…)

Vijon protesta e fermerëve spanjollë, e cila ka nisur prej disa javësh. Mediat e huaja bëjnë me dite se gjatë ditës së sotme ata kanë bllokuar autostradat me traktorët e tyre në rajonin jugor të Andaluzisë.

Shumë traktorë u vendosën në autostradat e të gjithë Spanjës, duke bllokuar trafikun por pa shkaktuar incidente, njoftonte autoriteti vendor i trafikut.

Shumica e protestave ishin përqendruar në zonat jugore të Granada, Malaga, Sevilla e Jaen, ku rrugët kryesore ishin të bllokuara paradite, shkruan rrjeti AFP.

Protestat e fermerëve janë shpërndarë në disa vende të Evropës, për shkak të rregullave të reja kufizuese mjedisore të BE, të reduktimit të subvencioneve dhe shtimit të rregullave mjedisore në përgjithësi.

Gjendja e vështirë e fermerëve spanjollë është komplikuar edhe më shumë për shkak të thatësisë në atë rajon.

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *