Ngjarja në Durrës, ky është 34-vjeçari që vrau nipin e ish-ministrit Lefter Koka

Personi që shihni në foto është Ilir Koçilja, 34-vjeçari që vrau mesditën e kësaj të mërkure, nipin e ish-ministrit Lefter Koka, Halil Kokën.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Durrësit, në një trotuar buzë rrugës, ku fillimisht autori është konfliktuar me viktimën dhe më pas e ka goditur me thikë në pjesën e zemrës. Goditja ka rezultuar fatale për Halil Kokën.

Sakaq mësohet se autori, tashmë i shpallur në kërkim, rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Policia ka marrë në pyetje 7 persona deri më tani që kanë parë ngjarjen.

Share it :